Ish-futbollisti i Milan transferohet te Real Betis

Ish-futbollisti i Milan transferohet te Real Betis

17:59, 30/10/2023

Ashtu siç pritej, qendërmbrojtësi grek, Sokratis Papastathopoulos u prezantua mëngjesin e kësaj të hënë, si përforicimi më i ri i “bardhjeshilëve” spanjollë të Real Betis, duke nisur kështu një “aventurë” të re në karrierën e tij.

I shoqëruar nga presidenti i klubit, Angel Haro, dhe drejtori sportiv, Ramon Planes, 35-vjeçari u zyrtarizua në “Luis Del Sol Sports City” si lojtar i ri për skuadrën “andaluziane”, ku do të mbajë në shpinë numrin 19, garantoi se do të japë gjithçka nga përvoja e tij në sfidën e re.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mund të ndihmoj ekipin, veçanërisht pas lëndimit të mikut tim Bartra. Jam këtu për të ndihmuar me përvojën time dhe për t’i shtuar cilësi fazës mbrojtëse. Jam i bindur se do të jap më shumë nga sa pritet nga unë. Më duhet vetëm pak kohë për t’u përshtatur”,- tha futbollisti i kombëtares greke.

Ndërkaq, kujtojmë se më herët në karrierën e tij, Sokratis ka luajtur me një sërë ekipesh me emër në të gjithë Evropën, si AEK-u i Athinës e Olympiacos në Greqi, Genoa e Milan në Itali, Werder Bremen e Borussia Dortmund në Gjermani e Arsenal në Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco