Një tjetër mesfushor i Kombëtares drejt Interit? Auzilio vëzhgon nga afër Ylber Ramadanin

Një tjetër mesfushor i Kombëtares drejt Interit? Auzilio vëzhgon nga afër Ylber Ramadanin

15:31, 30/10/2023

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani, po shkëlqen me Leçen dhe në këtë mënyrë ka rënë edhe në sytë e “big”-ëve të Seria A.

Ai po konsiderohet si lojtari kryesor i Leçes duke qenë titullar i padiskutueshëm.

Siç raporton “pianetaleçe.it”, drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio, ka qenë në stadium duke parë nga afër takimin ndaj Monzës. 

Në atë sfidë, Ramadani ishte i jashtëzakonshëm teksa nuk pushoi për asnjë minutë në fushë.

Nuk do të jetë habi nëse në të ardhmen mesfushori do t’i bashkohej zikaltërve dhe shokut të tij në Kombëtaren shqiptare, Kristjan Asllanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco