Partizani, Abilaliaj: Rëndësi ka ecuria pozitive dhe mentaliteti fitues

Partizani, Abilaliaj: Rëndësi ka ecuria pozitive dhe mentaliteti fitues

22:37, 28/10/2023

 

Arbër Abilaliaj konsiderohet trajner provizor te Partizani, por nën drejtimin e drejtorit të kuqtë kanë marrë tre fitore radhazi, madje të vulosura në limitet e ndeshjeve. Sipas Abilaliajt ekipi po krijon një mentalitet fituesi duke besuar deri në vërshëllimën përfundimtare.

Pas fitores 1-0 me Teutën Abilaliaj tregoi ngërçin që ka ekipi me kundërshtarët që i mbyllen prapa, besimim te Keko dhe lojtarët e rinj.

“Rëndësi ka ecuria pozitive e ekipit dhe jo kush është trajneri. Në fakt mungonim disi në mentalitet, të cilën po e krijojmë me fitore të rëndësishme. Fitoret në seri bëjnë që ekipi të rritet psikologjikisht dhe të tjerat janë dytësore se lojtarët tregojnë në fushë ato detyra që u ngarkohen.

Kemi bindje në vetvete, ndonëse kemi qenë të detyruar në rreshtim edhe nga dëmtimet. Murataj ishte i kushtëzuar dhe nuk mund të luante më shumë se 50 minuta. Mehmeti gjithashtu, Mensah nuk është në formën optimale.
Që nga fillimi i ndeshjeve deri në fund kemi bindje se kemi lojtarë të mirë, të uritur, edhe pse rritet intensiteti pas minutës së 60-të. Të gjithë kanë besim, por rëndësi ka që lojtarët besojnë deri në vërshëllimën përfundimtare dhe arrijmë të shënojmë.

Pjesa e parë?

Në pjesën e parë u munduam që të punonim tjetër gjë në krahun e Carës dhe tjetër në anën e Taipit. Nga krahu i Taipit ishim më mirë, ndonëse Teuta ishte shumë e mbyllur prapa. Më vjen keq që arbitri e cungoi disi lojën dhe kartonët nuk ishin të saktë në rastet kur u akorduan. Në krahun e Carës patëm vetëm një rast në këtë pjesë. Me hyrjen në fushë të fuqive të reja u bëmë më të rrjedhshëm në lojë dhe agresivë. Teuta u lodha disi, skuadra u zgjat dhe fati na buzëqeshi ne.

Nuk është hera e parë, edhe me Erzenin që mbronte me bllok poshtë, skuadra nuk ia arriti të zbriste. Kontrastet ishte të forta, lufta për topin apër dhe të dytë ishte e ashpër. Këtë problem e kemi me disa skuadra që rrinë të mbyllura në hapësira.

Keko?

Ka qenë një kënaqësi për mua, nga mënyra sesi është stërvitur ai djalë. I japim besim, por duhet të rregullojë edhe disa aspekte, siç është posedimi i topit. Sa i përket forcës goditëse në fazën sulmuese është nga më të mirët, gjë të cilën e tregon edhe në stërvitje, por duhet të rregullojë posedimin e topit dhe disa gjëra të tjera për të qenë gati edhe për titullarë. Ne presim shumë nga të gjithë, jo vetëm nga Keko. Sot kishim 7-8 lojtarët me moshë të re dhe presim të gjithë lojtarët të jenë të uritur”, përfundoi Arbër Abilaliaj për “MCN”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco