'Ndaj Brentford nuk ishim cinikë', Pochettino 'qan' mungesën e Brojës: Duhet kohë që të shërohet

'Ndaj Brentford nuk ishim cinikë', Pochettino 'qan' mungesën e Brojës: Duhet kohë që të shërohet

22:28, 28/10/2023

 

Trajneri i Chelsea-t, Mauricio Pochettino ka analizuar humbjen 0-2 ndaj Brentford, ndërsa shprehu qartë zhgënjimin e tij.

Në prononcimin për mediet, tekniku i “bluve” të Londrës theksoi se analiza e kësaj humbjeje është e qartë.

“Humbja është e qartë në analizë. Pas pjesës së parë duhet të kishim shënuar, krijuam raste. Ne fajësojmë veten për humbjen, nuk ishim mjaftueshëm cinikë. Sigurisht, në pjesën e dytë loja ndryshoi, pësuam një gol për shkak të një gabimi dhe kjo nuk duhej të ndodhte”-tha ai.

Më tej, duke analizuar problemin që kanë lojtarët e tij te realizimi i golit, Pochettino “qau” mungesën e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Brojës, për të cilin theksoi se duhet ende kohë që të rikthehet.

“Është e qartë se ne nuk kemi realizuar gola të mjaftueshëm për momentin. Nkunku ka treguar se mund të shënojë, por është i dëmtua dhe kjo gjë nuk na ndihmon. Na duhet po ashtu kohë që të shërohet Armando Broja. Jackson është i ri dhe për rrethana të ndryshme nuk ka ndikuar ende në rezultate. Dje humbëm Mudryk dhe Enzo në momentet e fundit, kemi shumë të lënduar.”-deklaroi Pochettino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco