Në shënjestrën e gjigandëve europianë, presidenti i Bayern Munich 'blindon' talentin

Në shënjestrën e gjigandëve europianë, presidenti i Bayern Munich 'blindon' talentin

17:57, 28/10/2023

 

Jamal Musiala ka përfunduar në fokusin e të gjithë klubeve të mëdha europiane teksa Real Madrid dhe Manchester City tashmë nuk e fshehin më interesin për fantazistin e Bayern Munich. Megjithatë, në klubin gjerman as që kanë ndërmend ta humbisin një talent si 20-vjeçari dhe presidenti i bavarezëve, Herbert Hainer thekson se dëshiron që fantazisti të qëndrojë në Munich për shumë kohë.

“Nuk na surprizon aspak që klubet e tjera kërkojnë Musialën, bëhet fjalë për një lojtar të shkëlqyer. Ka një kontratë që e lidh me Bayern Munich deri në vitin 2026, ai e di shumë mirë vlerësimin që kemi për të. I ka të gjithë dyert e hapura dhe do të më pëlqente ta kishim në klub edhe për shumë kohë. Nuk na nxiton asgjë sa i takon rinovimit të kontratës”, u shpreh Hainer.

Në këtë sezon, Musiala është shfaqur shumë vendimtar për Bayern Munich, duke gjetur edhe dy herë rrugën e rrjetës në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco