Chelsea turpërohet në shtëpinë e tij nga  Brentford

Chelsea turpërohet në shtëpinë e tij nga Brentford

15:34, 28/10/2023

Pas 4 ndeshjeve pa pësuar humbje, 3 fitore dhe 1 barazim në Premier League, Chelsea bie pikërisht atëherë kur më pak pritej. Në “Stamford Bridge” ekipi i Pochettino-s pësoi një humbje të pastër 0-2 nga Brentford, me këta të fundit që i kapërcejnë në tabelën e klasifikimit. Kjo ishte një sfidë që ishte projektuar si një derbi mes shqiptarësh, por Broja nuk u grumbullua, pasi vijon të ketë shqetësime në gjurin e tij të majtë, ndërsa Strakosha qëndroi në pankinë.

Kjo ishte një sfidë ku blutë kishin kontrollin e lojës, 62% mbajta e topit, por goditën vetëm dy herë kuadratin, sigurisht ishin dhe të pafat gjatë pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, në zbritjen e parë në sulm, Brentford dërgoi topin në rrjetë duke ndëshkuar londinezët. Chelsea u përpoq të rikthehej në lojë, por në shtesë, në minutën e 96-të, Brentford gjeti dhe golin e dytë duke hipotekuar këtë fitore.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco