Roma perfekte në Evropë, por Mou-n e shqetëson Interi: Janë një super skuadër

Roma perfekte në Evropë, por Mou-n e shqetëson Interi: Janë një super skuadër

09:44, 27/10/2023

Ndryshe nga Serie A, në Europa League, Roma është thjesht perfekt. Ekipi i Jose Mourinho-s thyen pastër 2-0 Sllaven e Pragës duke udhëhequr i vetëm Grupin G me 9 pikë të plota. Gjithçka e lehtë për verdhekuqtë teksa mbyllën llogaritë me çekët brenda 17 minutash.

El Shaarawy ishte protagonist kryesor me dy asiste, pas vetëm 45 sekondash lojë shërbeu për Bove, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë me një goditje fantastike. “Faraoni” bëri të njëjtën gjë edhe pak minuta më vonë, këtë herë duke i bërë një dhuratë Lukaku-t, me belgun që dyfishoi shifrat me një goditje të fortë brenda në zonë.

Image

El Shaarawy ishte i pafat në pjesën e dytë teksa goditi traversën, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar. Shijon këtë sukses, Jose Mourinho, por në shtëpinë e Romës nuk është koha për të festuar, në fundjavë përballen me Inter në Serie A:“Të dielën luajnë dy skuadra të ndryshme. Inter ka dy ekipe, për më tepër që kanë pasur kohë për të pushuar, e sigurt është që ata kanë më shumë benzinë, ndërsa ne më shumë vështirësi. Doja edhe unë të kisha bërë ndonjë ndryshim, por kisha në dispozicion vetëm lojtarë nga sektori i të rinjve. Lukaku? Ai duhet të pushojë, të dielën duhet të zhvillojë një ndeshje të madhe kundër një super ekipi”, u shpreh ndër të tjera Mourinho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco