Sfida me Vllazninë, Nica: Të bëhemi skuadër fushe, sot vetëm për 3 pikë

Sfida me Vllazninë, Nica: Të bëhemi skuadër fushe, sot vetëm për 3 pikë

09:36, 27/10/2023

Kukësi do të presë sot në “Kukës Arena” skuadrën e Vllaznisë, me synimin e vetëm për të marrë tri pikët. Në sfidën e parë blutë janë mundur, ndaj do të kërkojnë patjetër revansh, edhe për faktin se vijnë pas një forme të mirë pozitive. Edhe pse lajmet nga infermieria nuk janë pozitive, sepse Rashiti me Momoh sërish nuk janë gati.

Nga ana tjetër, nëndeshjen e fundit me Laçin kanë pasur probleme dy lojtarë, autori i golit, Mbarak, me probleme muskulare dhe Hasaj që pësoi një dëmtim të rëndë në këmbë. Gjithsesi, optimizmi për të marrë maksimumin ndaj shkodranëve nuk mungon.

NICA – Të paktën, kështu shprehet në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, trajneri Stavri Nica, i cili njeh vlerat e kundërshtarit, por kërkon patjetër fitorennga të tijtë.

“Gjithmonë nëndeshje hyjmë me shumë përgjegjësi, për më tepër që bëhet fjalë për një skuadër, e cila i ka mundur në ndeshjen e parë. Është momenti që të përqendrohemi, sepse i dimë vlerat e kundërshtarit dhe shpresoj që të reagojmë mirë. Nuk diskutohet që objektivi primar është për të marrë tri pikët. Duhet të kemi bindje për t’u bërë skuadër fushe dhe të luftojmë shumë. Të jemi shumë të përqendruar, sepse i dimë anët pozitive të kundërshtarit dhe do të mundohemi gjatë gjithë kohës të jemi me këmbënë tokë”, u shpreh fillimisht Nica, i cili nuk u trembet shkodranëve, por ka besim se skuadra që ai drejton do të dijë të marrë maksimumin nga kjo përballje e rëndësishme.

ECURIA – Nica është nga ata që nuk kënaqet lehtë. Edhe kur bëhet fjalë për një ekip që ka rilindur nën drejtimin e tij dhe në pesë javët e fundit po ecën me një ritëm të kënaqshëm. Sipas tij, ka gjithnjë vend për të përmirësuar dhe kërkon që profesionalizmi nga ana e lojtarëve të jetë maksimal, sepse vetëm kështu mund të bëjnë përpara.

“Sigurisht që ka shumë vend për të përmirësuar, në çdo aspekt. Por, dita-ditës besoj se lojtarët janë të bindur për atë që po bëjnë. E kanë vetë në dorë të mbajnë regjimin individual dhe deri te stërvitshmëria. Është rrugë e vështirë dhe e gjatë dhe i mbetet gjithë kohës lojtarëve të jenë profesionistë, e cila është pikë e dobët te ne”, vijoi më tej Nica.

OBJEKTIVAT – Sa u përket objektivave, tekniku ul menjëherë euforinë dhe bën apel që të mendojnë vetëm përndeshjen e radhës.

“Pavarësisht ecurisë së javëve të fundit, nuk e mendoj këtë pjesë që mund të shkojmë lart. Më duhettë mendoj se çfarë duhet të zgjidh konkretisht dita-ditës së bashku me skuadrën”, mbylli prononcimin e tij për gazetën, trajneri i Kukësit, Stavri Nica, i cili i gëzohet faktit që skuadra po merr pak e nga pak frytet e punës së përditshme në stërvitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco