‘Luftë’ në rrugët e Romës dhe ‘Olimpico’, tifozët çekë plagosin policë dhe stjuardë

‘Luftë’ në rrugët e Romës dhe ‘Olimpico’, tifozët çekë plagosin policë dhe stjuardë

22:39, 26/10/2023

Pragndeshja mes Romës dhe Slavia Pragës në Ligën e Europës në kryeqytetin italian, është paraprirë nga ngjarje të rënda që kanë pasur si protagonistë tifozët e skuadrës çeke.

Gjatë ditës së sotme, mijëra tifozë çekë kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit italian, duke mos reshtur me koret e tyre.

Por gjatë pasdites, situata është tensionuar që kur në rrugën “Cavour”, një grup ultrasish çekë ka sulmuar një grup policësh të cilët ishin rreshtuar pranë komisariatit që gjendej në atë rrugë.

Ata kanë qëlluar me fishekzjarrë dhe me shishe policët, duke plagosur 3 prej tyre, ndërsa është dashur përdorimi i forcës për t’i dhënë fund situatës kaotike, që u mbyll me 4 tifozë në pranga.

Më pas, ngjarjet e dhunshme kanë vijuar në stadium, ku ultrasit çekë para ndeshjes kanë shpërthyer rrethimin e stjuardëve në tentativën për t’u përplasur me ultrasit e Romës, teksa nisi një breshëri gjuajtjesh me stola të thyer brenda ambienteve të “Olimpico”, derisa ndërhynë forcat e rendit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco