VIDEO/ Ernest Muçi ‘detyron’ kundërshtarin të shkaktojë autogol

VIDEO/ Ernest Muçi ‘detyron’ kundërshtarin të shkaktojë autogol

21:57, 26/10/2023

Pas dopjetës ndaj Aston Vilës, Ernest Muçi rikthehet sërish protagonist në Ligën e Konferencës, kësaj here në përballjen ndaj boshnjakëve të Zrinjskin, në transfertë. 

Në minutë 33-të, shqiptari ishte protagonist në golin e barazimit të Legias, teksa pas një skeme të bukur nga goditja e dënimit, Muçi lëvizi bukur nga e djathta, duke hedhur një top të rrezikshëm në zonë.

Ky top i harkuar nga talenti shqiptar, duket se “hipnotizoi” mbrojtësin kundërshtar Jakovljeviç që e devijoi në portën e tij, duke shkaktuar autogol.

Meritë absolute për këtë ka padyshim Ernest Muçi, për më tepër shikoni videon e mëposhtme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco