Ballkani humbi me Astanën, reagimi i trajnerit Ilir Daja: Nuk kemi pse ta ulim kokën

Ballkani humbi me Astanën, reagimi i trajnerit Ilir Daja: Nuk kemi pse ta ulim kokën

21:46, 26/10/2023

Ballkani nuk arriti që suksesin madhështor ndaj Dinamos së Zagrebit ta pasonte me një tjetër fitore në Ligën e Konferencës. Kampionët e Kosovës janë mundur në shtëpi nga kazakët e Astanës në shifrat 2-1.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë pas ndeshjes se ai dhe lojtarët që i drejton, nuk kanë pse ta ulin kokën pas humbjes 2-1 në “Fadil Vokrri”.

“Pas gjithë fitoreve në ‘Fadil Vokrri’ erdhi një humbje që është e pritshme në futboll. Humbja erdhi në momentin tonë më të mirë. Nuk është dramë e madhe, sepse kemi bërë shumë. Por humbja erdhi edhe për meritë të kundërshtarit. Ishte ditë jo e mirë për ne për mënyrën se si humbnim topat në pasimin më të thjeshtë.

Shumë aksione të kundërshtarit u ndërtuan nga gabimet tona. Natyrshëm, nuk kemi pse ta ulim kokën, sepse kemi bërë gjithë atë histori. Ndoshta nuk ishte ky momenti për të humbur. Ne bëmë gabime në pasime të thjeshta dhe kundërshtari e shfrytëzoi duke marrë kontrollin e lojës. Por, sot jam krenar me futbollistët e mi, ashtu siç kam qenë edhe para një jave, edhe para dy jave”, tha fillimisht Ilir Daja për “ArtMotion”.

“Kjo humbje nuk besoj se do të ndikoj ndonjë gjë te ne sepse në fund fare, kemi bërë dy herë historinë, me dy pjesëmarrje në fazën grupore. Kjo është historia më e madhe. Nuk ka qenë rastësi sepse ndodhi dy herë rresht. Kur ka vazhdimësi, nuk ka arsye për ta ulur kokën, sepse rezultati i pranon tri rezultatet”, përfundoi trajneri Ilir Daja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco