Çështja Negreira, u paguan 7.5 milionë dollarë

Çështja Negreira, u paguan 7.5 milionë dollarë

22:37, 18/10/2023

 

Çështjes Negreira në Spanjë mbetet e nxehtë dhe tashmë prokuroria pretendon se ka zbuluar të tjera fakte. Dy nga ish-presidentët e Barçës, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell, si dhe ish-kreu i trupit të arbitrave të Spanjës, Jose Maria Enriquez Negreira, dhe djali i tij tashmë janë akuzuar. Së fundmi, në listën e të akuzuarve është rikthyer edhe kreu aktual i Barçës, Joan Laporta, i cili ka qenë preisdenti i katalanasve nga vitit 2003 deri në 2010.

Negreira dyshohet se fitoi mbi shtatë milionë euro, saktësisht 7.5 milionë dollarë nga Barcelona midis 2001 dhe 2018, përmes kompanive që supozohet se prodhonin raporte arbitrash për klubin.

Barcelona, 27 herë kampione e Spanjës, ka luftuar kundër akuzave për muaj të tërë dhe mohon çdo keqbërje, megjithatë tashmë gjërat janë bërë akoma dhe më të komplikuara, pasi dyshohet se bordi drejtues i Barçës ndër vite ka influencuar tek gjyqtarët që kanë vënë drejtësi në fushën e lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco