'Po, kam vendosur baste edhe për Milan', Tonali trondit me deklaratën e tij

'Po, kam vendosur baste edhe për Milan', Tonali trondit me deklaratën e tij

18:01, 18/10/2023

 

Çështja e basteve në Itali po merr gjithnjë e më shumë përmasa alarmante. Futbolli italian është tronditur pas denoncimeve të Fabrizio Coronas, i cili zbuloi emrat e Tonali, Zaniolos, Fagiolit dhe Zalewskit si bastexhinj, por jo vetë, pasi në skenë pritet të dalin edhe emra të tjerë, ku nuk mungojnë presidentë klubesh apo menaxherë të ndryshëm. I radhës që pranoi varësinë ndaj bixhozit ishte mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali, i cili në dëshminë e tij përpara prokurorëve pranoi jo vetëm që ka vendosur baste, por këtë e ka bërë edhe ndaj ish ekipit të tij, Milanit.

Kjo dëshmi përkeqëson shumë pozitat e 23-vjeçarit, nëse bastet për Milanin do të konfirmoheshin, dënimi fillestar për Tonalin do të ishte 3 vjet. Dënim që do të përgjysmohej prej marrëveshjes së pranimit të fajësisë, teksa mesfushori mund të përfitoi disa rrethana lehtësuese nga fakti që ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar me autoritetet.

Kështu që dënimi përfundimtar i Tonalit mund të jetë rreth 12 muaj skualifikim në fushë dhe 6 muaj dënime alternative, duke qenë se ka deklaruar gjithashtu se vuan nga varësia ndaj lojërave të fatit.

Ndërkohë, Nicolo Fagioli, futbollisti i Juves, i cili pranoi fajësinë dhe arriti marrëveshje me prokurorinë, pranoi një skualifikim prej 7 muajsh dhe 5 muaj dënime alternative. Në dëshminë e tij, Fagioli tronditi opinioni teksa deklaroi se është kërcënuar se do t’i prisnin këmbët për shkak të borxhe, por mohoi në mënyrë kategorike të ketë vendosur baste për Juventus apo Cremonese, dy ekipet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco