Barazimi i Polonisë me Modavinë dhe fitorja e Çekisë, ja si ndryshon renditja në grupin e Shqipërisë

Barazimi i Polonisë me Modavinë dhe fitorja e Çekisë, ja si ndryshon renditja në grupin e Shqipërisë

23:01, 15/10/2023

U luajtën ditën e sotme dy duelet e vlefshme për Grupin E ku bën pjesë edhe Kombëtarja shqiptare.

Në orën 18:00, Çekia triumfoi 1-0 ndaj Ishujve Faroe, duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve.

Ndërkohë në duelin e mbrëmjes, Polonia nuk shkoi me shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Moldavisë.

Pas përfundimit të dy dueleve të sotëm, renditja kryesohet nga Shqipëria me 13 pikë, e ndjekur nga Çekia me 11 pikë dhe Moldavia me 10 pikë.

Në vend të katërt është pozicionuar Moldavia me 9 pikë, ndërkohë që tabela mbyllet nga Ishujt Faroe me vetëm 1 pikë. Vlen të theksohet se Polonia ka zhvilluar 7 ndeshje dhe ka vetëm 1 duel për të luajtur, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit kanë nga 2 duele. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco