Manchester City-Liverpool paraqet rrezikshmëri, policia merr masat

Manchester City-Liverpool paraqet rrezikshmëri, policia merr masat

20:51, 15/10/2023

Ndeshja e Manchester Cityt në Premier Ligë me rivalët Liverpoolit është ndaluar nga policia të fillojë në orën 17:30 për shkak të shqetësimeve që ka shkaktuar sjellja e tifozëve.

“Mail Sport” kupton se të dyja skuadrat do të përballeshin me njëra-tjetrën në stadiumin “Etihad” më 25 nëntor, në orarin e kryendeshjes së ditës së shtunë 17:30, e cila do të transmetohet nga televizioni “Sky Sports”.

Megjithatë, grupi lokal këshillues për sigurinë, i cili përfshin policinë, nuk pritet të japë leje që ndeshja të zhvillohet në atë orë pas një sërë problemesh që ky duel ka shkaktuar në të shkuarën.

Si rezultat, ndeshja është shtyrë në orën 12:30 të pasdites, ndërsa vendimi prek transfertën e Arsenalit në Brentford.

Kjo ndeshje ishte përcaktuar për të nisur pikërisht në orën 12:30 dhe do të transmetohej në kanalin “TNT Sports”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco