Eliminatoret ‘Euro 2024’/ Zvicra shmang katastrofën në shtesë me Bjellorusinë

Eliminatoret ‘Euro 2024’/ Zvicra shmang katastrofën në shtesë me Bjellorusinë

20:28, 15/10/2023

Barazim dramatik në sfidën mes Zvicrës dhe Bjellorusisë të zhvilluar në St Gallen, e vlefshme për Grupin I kualifikues, ku bën pjesë edhe Kosova.

Përfaqësuesja helvete, ku luanin titullar Xhaka e Shaqiri, edhe pse shënoi e para në këtë ndeshje ishte shumë pranë humbjes, por dy gola në fundin e sfidës i siguruan pikën.

E zhbllokoi takimin Xherdan Shaqiri në minutën e 28-të me një goditje të bukur në hyrje të zonës.

Bjellorusët u kundërpërgjigjen në minutën e 61-të me golin e Ebong.

Polyakov bëri të heshte stadium i St. Gallenit në minutën e 69-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, për të ardhur më pas te goli i Antilevskit në të 84-tën.

Zvicra nuk u dorëzua, duke shënuar dy gola për dy minuta në fundin e sfidës: Akanji shkurtoi në 2-3 diferencën në minutën e 89-të, e pak sekonda më vonë shmangu humbjen Amdouni me golin e 3-3.

Zvicra mbetet në krye në Grupin I e ndjekur nga Rumania me 13 e Izraeli me 11.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco