Ballist Morina i dhuron fanellën e Jasir Asanit familjes së policit dëshmor në Kosovë

Ballist Morina i dhuron fanellën e Jasir Asanit familjes së policit dëshmor në Kosovë

19:30, 15/10/2023

Stadiumi “Air Albania” ka qenë i tejmbushur në ndeshjen e 12 tetorit, ku Shqipëria mori një fitore historike, 3-0, ndaj Çekisë. Në ngjarje të tilla nuk kishte si të mungonte edhe tifozi i famshëm Ballist (Ismail)  Morina, një nga katalizatorët që e çuan Shqipërinë e Europianin e 2016-ës.

Në fund të ndeshjes me çekët Ballist Morina ka ndërruar fanellën me Jasir Asanin.

 Por edhe në këtë rast ai ka treguar humanizmin dhe patriotizmin e tij, pasi fanellën që i dha autori i golit të parë ndaj Çekisë, ia ka bërë dhuratë familjes së policit dëshmor, Afrim Bunjaku.

Ballist Morina ka vizituar familjen e dëshmorit në Kosovë ku i ka dorëzuar në kornizë fanellën e Kombëtares që ia dhuroi Jasir Asani.

Ballist Morina e ka shpërndarë lajmin në profilin e tij në “Instagram,” shoqëruar me dixhiturën: “Vizitë familjes së heroit të kombit, Afrim Bunjaku. Faleminderit Jasir Asani për këtë orvatje të përbashkët, je kampion në fushë të blertë dhe jashtë saj. Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellën e saj për gjithë kombin. Rroftë shpirti i shqiptarit!”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco