Zbulohen të tjera detaje, janë luajtur 1 milionë euro baste në ndeshjet e Serie A dhe Champions League

Zbulohen të tjera detaje, janë luajtur 1 milionë euro baste në ndeshjet e Serie A dhe Champions League

17:23, 15/10/2023

Zbulimet dhe denoncimet e kryera nga gazetari Fabricio Korona, në lidhje me përfshirjen e disa lojtarëve të Serisë A në bastet ilegale, e kanë përshtjelluar shumë situatën në Itali.

Thellohet skandali i basteve që ka goditur futbollin italian. Në qendër të hetimeve janë Faxholi, Tonali dhe Zaniolo, të cilët rrezikojnë shumë tani.

Sipas “Corriere dello Sport”, hetuesit mësohet se kanë zbuluar se tre futbollistët nuk janë limituar duke luajtur në kazino online, por kanë “djegur” 1 milionë euro secili në ndeshjet e Serisë A dhe të Champions League.

Madje, sipas hetimeve, tre futbollistët duket se kanë vënë baste edhe për skuadrat në të cilat luanin.

Brenda dosjes së hetuesve që po bën të dridhet futbollin italian ka prova se lojtarët e përfshirë deri tani kanë vënë bast shuma të mëdha parash në ndeshje të Serisë A dhe Champions League.

Të tre futbollistët rrezikojnë një skualifikim prej 4 ose më shumë vitesh.

Por nëse vërtetohet se kanë ndikuar në trukim të ndeshjesh me ose pa veprimet e tyre në fushë, atëherë rrezikojnë edhe të burgosen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco