Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Si sot 77 vjet më parë, Shqipëria fitoi Kampionatin Ballkanik të Futbollit

Si sot 77 vjet më parë, Shqipëria fitoi Kampionatin Ballkanik të Futbollit

11:28, 13/10/2023

Si sot, 77 vjet më parë, më 13 tetor 1946, Shqipëria u shpall kampione futbolli në Ballkaniadën që u zhvillua në vendin tonë.

Displinat sportive në këtë garë të përmasave rajonale ishin futbolli dhe atletika. Ekipet konkurruese vinin nga 4 shtete: Bullgaria, Jugosllavia, Rumania dhe Shqipëria. Me rastin e këtij zhvillimi me rëndësi në fushën e sportit, u përurua edhe stadiumi kombëtar, njofton Drejtoria e Arkivave.

Një gol i shënuar prej Qamil Telitit në përballjen kundër Rumanisë, i dha fitoren jo vetëm ekipit kuqezi, por shërbeu edhe si triumf kombëtar, pasi Shqipëria u kurorëzua kështu si fituese e Kampionatit Ballkanik të Futbollit.

Imazhi bashkëngjitur paraqet ceremoninë e hapjes së “Lojrave Ballkanike” në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco