Portieri i Milanit i shpëton pezullimit të gjatë për faullin e rëndë ndaj Ekuban

Portieri i Milanit i shpëton pezullimit të gjatë për faullin e rëndë ndaj Ekuban

22:21, 10/10/2023

Majk Menja do të mungojë në ndeshjen e radhës të Milanit, atë ndaj Juventusit në kampionat.

Por për portierin kuqezi kanë ardhur lajme të mira sot nga Komisioni i Disiplinës i Federatës Italiane.

Disiplinori ka shmangur një dënim të gjatë për portierin që kreu faull kundër Kaleb Ekuban në ndeshjen ndaj Xhenoas në fundjavë.

Menja doli jashtë zonës për të goditur një top me kokë, por më parë goditi me gju ish-sulmuesin e Partizanit duke e përplasur në tokë.

Një faull që i solli kartonin e kuq, e për të cilin ai do të humbasë vetëm ndeshjen ndaj Juventusit.

Kjo, për shkak se komisioni në fjalë e ka cilësuar ndërhyrjen e tij “një faull të rëndë loje”.

Kjo do të thotë se ai do të mungojë vetëm për ndeshjen e radhës, siç përkon me kartonin e kuq.

Nëse situata do të interpretohej si “sjellje e dhunshme”, atëherë dënimi do të ishte më afatgjatë.

Një vendim që padyshim do t’i ketë lënë të pakënaqur te Xhenoa, ku presidenti i saj, Alberto Zangrillo pas ndeshjes deklaroi se Menja kishte bërë një ndërhyrje “vrasëse”.   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco