Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Sulmuesi tërhiqet nga Kombëtarja e Kroacisë

Sulmuesi tërhiqet nga Kombëtarja e Kroacisë

21:24, 10/10/2023

Marko Livaja ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Kroacisë. Ish-sulmuesi i Interit, pjesë e Hajdukut të Splitit që prej shkurtit të vitit 2021, nuk do të luajë më me skuadrën e Zlatko Dalic.

Gjatë aventurës së tij me fanellën e Kombëtares, 30-vjeçari nga Spliti zhvilloi 21 ndeshje dhe shënoi 4 gola.

Image

“Pasi reflektova gjatë, unë mora vendimin për t’u tërhequr nga kombëtarja e Kroacisë. Njoftova edhe Federatën përpara se ta bëja publik vendimin tim.

U jam mirënjohës përzgjedhësve dhe stafit teknik për kohën e kaluar te Kroacia dhe vlerësimin ndaj meje si futbollist.

Do e mbaj gjithmonë në zemër medaljen e bronztë që fituam në Katar, atmosferën që u krijua në skuadër dhe gjithë gëzimin e kroatëve.

I falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe i uroj Kombëtares fat dhe suksese tani dhe në të ardhmen“, u shpreh Livaja.

Sulmuesi ishte grumbulluar për takimet e Kroacisë kundër Turqisë (12 tetor) dhe Uellsit (15) të vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

Por Livaja vendosi të tërhiqet, duke njoftuar të parin Marijan Kustic, presidentin e Federatës Kroate të Futbollit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco