Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

UEFA vendos se kur do të luhet Izrael-Zvicër

UEFA vendos se kur do të luhet Izrael-Zvicër

20:55, 10/10/2023

UEFA ka konfirmuar datën e re për ndeshjen mes Izraelit dhe Zvicrës, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Kjo ndeshje ishte e programuar për t’u zhvilluar më 12 tetor, por u vendos për pezullimin e saj për shkak të situatës së krijuar në Izrael nga sulmet e Hamasit.

UEFA ka njoftuar sonte se kjo ndeshje do të zhvillohet më 15 nëntor, në orën 20:45.

Vendi për t’u zhvilluar kjo ndeshje nuk është caktuar ende.

UEFA gjithashtu bëri të ditur se “do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja dhe për ndryshimet e mundshme në ndeshjet e tjera të ardhshme që përfshijnë Izraelin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco