Sylvinho shpjegon mungesën e mesfushorit në listën e Kombëtares

Sylvinho shpjegon mungesën e mesfushorit në listën e Kombëtares

11:32, 07/10/2023

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho ka sqaruar përpara ndeshjeve të tetorit mungesën e Amir Abrashit në listën e skuadrës “kuqezi”.

Në konferencën e dhënë për mediat në prag të grumbullimit të lojtarëve të Kombëtares, Sylvinho theksoi se arsyeja pse Abrashi është lënë jashtë lidhet vetëm me centimetrat në mesfushë.

“Është e thjeshtë, Abrashi është lojtar shumë i rëndësishëm për ne por në këtë sfidë kemi nevojë për centimetra në mesfushë dhe Gjasula është një zgjedhje shumë e duhur nëse e krahasojmë me Abrashin. Ka bërë shumë mirë në ndeshjet që ka luajtur. Ne i dimë cilësitë e Abrashit dhe kontributin e tij, pot na duhen centimetra në mesfushë, kjo është arsyeja pse kemi bërë këtë zgjedhje”, deklaroi tekniku i “kuqezinjve”.

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje gjatë muajit tetor, me Republikën Çeke në “Air Albania” më 12 tetor, që është e vlefshme për kualifikueset EURO2024 dhe më 17 tetor do përballet në një miqësore me Bullgarinë, po në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco