Calhanoglu: Benfica është shumë e fortë, por ne jemi Interi

Calhanoglu: Benfica është shumë e fortë, por ne jemi Interi

15:47, 02/10/2023

Hakan Calhanoglu ka qenë lojtari i zgjedhur nga Interi për të qenë pranë Inzaghit në konferencën për shtyp në prag të sfidës të së martës ndaj Benficës.

“Vitin e kaluar ishte bukur të isha në finale, për fat të keq nuk e sollëm kupën në shtëpi, por jam krenar për atë që bëmë me ekipin. Nuk ishte një udhëtim i lehtë, ne e treguam veten tonë dhe arritëm në finale, tregua se çfarë jemi të aftë të bëjmë, se sat ë fortë jemi dhe se sa shumë eksperiencë kemi.

Jemi përmirësuar shumë, këtë vit e nisëm shumë mirë kampionatin, me një lapsus kundër Sassuolo, por kjo mund të ndodhë sepse ne luajmë çdo tre ditë, nuk është e lehtë.

Ndaj Benficës grupi ynë është gati, unë nuk luajta sezonin e kaluar ndaj tyre sepse isha i dëmtuar. Nesër do të zgjedhë trajneri, nuk e di nëse do të luaj apo jo, por në çdo rast e dimë që Benfica është e fortë dhe ka cilësi.

A është Interi favorit për këtë ndeshje? Në Champions League të gjitha ndeshjet janë të vështira. Të gjithë në grup janë favorit dhe të gjithë janë të fortë, unë nuk shoh vetëm një ekip të vetëm”, është shprehur ndër të tjera Calhanoglu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco