Lukaku pas fitores ndaj Frosinones: Ende duhet të përmirësohemi

Lukaku pas fitores ndaj Frosinones: Ende duhet të përmirësohemi

13:58, 02/10/2023

Sulmuesi i Romës, Romelu Lukaku, ka komentuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Frosinone.

Roma mbrëmë mundi Frosinonen (2-0), ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Serie A.

Ylli belg tha se kjo fitore është tejet e rëndësishme për Romën.

Lukaku thekson se skuadra ende duhet të përmirësohet.

“Fitorja është e rëndësishme për ne. Është një hap i vogël përpara. Duhet të përmirësohemi dhe të japim gjithçka për të përmirësuar paraqitjet tona në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Lukaku.

Pas kësaj fitoreje, Roma ka tetë pikë në vendin e 12-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco