Iu anulua një gol i rregullt, Liverpooli del me deklaratë zyrtare për gafën e arbitrave

Iu anulua një gol i rregullt, Liverpooli del me deklaratë zyrtare për gafën e arbitrave

12:20, 02/10/2023

Liverpooli u penalizua në ndeshjen e fundit të Premier League ndaj Tottenhamit, duke qenë se iu anulua një gol i rregullt.

Luis Diaz gjeti rrugën e rrjetës kur rezultati ishte 0-0, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje që më pas rezultoi si një gabim i madh. Ky vendim ndikoi drejtpërdrejtë në ndeshje pasi pak minuta më pas Tottenham shënoi dhe në fund fitoi takimin me rezultatin 2-1.

Gafa e arbitrave shkaktoi shumë polemika në Angli, ndërsa së fundmi klubi i Liverpoolit ka dalë edhe me një deklaratë zyrtare. “The Reds” theksojnë se të tilla gabime janë të pafalshme, ndërsa shtojnë se arbitrat duhen lejuar të marrin kohën e nevojshme për të vendosur në një mënyrë korrekte dhe të drejtë.

“Klubi i Futbollit Liverpool pranon ndjesën e “PGMOL” (Professional Game Match Officials Limite) për dështimet e tyre në ndeshjen me Tottenham. Është e qartë se zbatimi i rregullores të lojës nuk ishte i duhuri, duke rezultuar kështu në cënimin e integritetit sportiv.

Ne i pranojmë plotësisht presionet nën të cilat punojnë zyrtarët e ndeshjeve, por këto presione supozohet të zbuten, jo të përkeqësohen, nga ekzistenca dhe zbatimi i VAR.

Prandaj jemi të pakënaqur që nuk është dhënë koha e mjaftueshme për të lejuar marrjen e vendimit të saktë dhe se nuk ka pasur ndërhyrje të mëvonshme. Është gjithashtu e papranueshme që dështime të tilla tashmë janë kategorizuar si ‘gabim i rëndësishëm njerëzor’. Të gjitha rezultatet duhet të përcaktohen vetëm nga rishikimi dhe me transparencë të plotë.

Kjo është jetike për besueshmërinë e vendimmarrjes në ndeshjet e ardhshme dhe duhet të zbatohet për të gjitha klubet, falë edhe leksioneve që përdoren për të bërë përmirësime në proces në mënyrë që të sigurohet që kjo lloj situate të mos përsëritet më. Ne ndërkohë do të shqyrtojmë të gjitha opsionet e mundshme që duhen për zgjidhjen e të tilla problemeve”, mbyllej deklarata e Liverpoolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco