Në Madrid ka një çështje ‘Modriç’

Në Madrid ka një çështje ‘Modriç’

12:25, 02/10/2023

Diçka po ndodh me Luka Modriçin në Madrid. Situata e kroatit, e cila sportivisht nuk ishte fort e këndshme, në këtë nisje të sezonit, ka marrë një tjetër kthesë në gjashtë ditët e fundit.

Për këtë dëshmon edhe ulja në stol për të dytën ndeshje radhazi në La Liga.

Ai nuk ka luajtur kundër Las Palmasit dhe Gironës, teksa mediat spanjolle bëjnë me dijese ky është një “dënim” për paraqitjen e dobët në derbin e Madridit të humbur kundër Atletikos.

Ançeloti, nga ana tjetër, është dashur të japë përsëri shpjegime për këtë çështje. “Kam folur me Lukën dhe ai e di se duhet të bëjë durim”, tha italiani.

Ndërkaq, nga SHBA-ja sa vijnë e shtohen zërat për një kalim të tij tek Inter Majami i Devid Bekhamit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco