Parullat në Greqi, tifozët ultras të Olympiacos përkrah terroristëve serbë

Parullat në Greqi, tifozët ultras të Olympiacos përkrah terroristëve serbë

19:02, 28/09/2023

 

Episode të turpshme dhe të dënueshme në Superligën greke të futbollit. Gjatë ndeshjes së luajtur në stadiumin “Jorgos Karaiskaqis”, ndërmjet Olimpiacos të Pireut dhe Arisit të Selanikut, ultrasit grekë kanë përkrahur terroristët serbë.

Pas sulmit në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku humbi jetën Heroi i Kosovës dhe kombit shqiptar, Afrim Bunjaku, ultrasit e Olympiacos të njohur si “Porta 7” shpalosën banera që ushqejnë dhunën dhe racizmin.

Në parullën e parë në Anglisht, tifozët grekë shkruanin “Kosova është Serbi”. Thirrjet antishqiptare dhe përkrahja e turpshme e terroristëve, erdhi në një tjetër baner, të shkruar në gjuhën sllave.

Një shfaqje e turpshme, që është lejuar nga klubi I Olympiacos, nga organizatorët e kampionatit dhe autoritetet greke. Së fundmi, grupimi “Porta 7”, si tifozët e skuadrës më të madhe greke janë binjakëzuar me ultrasit serb të “Delije”, që mbështesin Crvena Zvezdan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco