Juventus-Leçe/ Formacionet zyrtare, Ylber Ramadani titullar kundër bardhezinjve

Juventus-Leçe/ Formacionet zyrtare, Ylber Ramadani titullar kundër bardhezinjve

20:07, 26/09/2023

Juventusi dhe Leçe përballen sot në sfidën që nis javën e 6-të të Serisë A, një përballje që çuditërisht sheh të dy këto ekipe të rivalizojnë për të njëjtat objektiva në klasifikim.

Leçe, në radhët e të cilës aktivizohet Ylber Ramadani, e ka nisur shumë mirë kampionatin dhe me 11 pikët që ka siguruar, mban vendin e tretë, më mirë se sa Juventusi i vendit të katërt.

Ashtu siç pritej, mesfushori shqiptar Ylber Ramadani është i paprekshëm në rreshtimin e skuadrës së tij, pasi i ka bindur të gjithë me paraqitjet që ka bërë.

Nga ana tjetër, Alegri ka zgjedhur të mos aktivizojë Vlahoviç, duke rreshtuar Milik përkrah Kiezës.

Gjithashtu bie në sy se Gati, autori i autogolit qesharak ndaj Sasuolos, i ka lënë vendin në fushë Ruganit në takimin e sotëm.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco