Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Aksioni i SPAK, dështimi dhe dëshmia e Rilindjes

Ivan Perisic largohet nga Premier League, kthehet në kampionatin kroat

Ivan Perisic largohet nga Premier League, kthehet në kampionatin kroat

19:06, 26/09/2023

Ivan Perisic me sa duket ka luajtur për herë të fundit me fanellën e Totenhem, pasi karriera e tij në Angli është mbyllur që në momentin kur ai pësoi dëmtimin e rëndë pak ditë më parë.

Lajmi i bujshëm vjen nga Kroacia, ku “Sportske Novosti” ka treguar se mesfushori i kombëtares kroate, ka një akord për kthimin në vendlindje, te klubi ku mori famë, Hajduk Split.

Të dy klubet kanë finalizuar transferimin e mbrojtësit 16-vjeçar Luka Vushkoviç, i cili do të kalojë te Totenhemi pas dy vitesh dhe pjesë e diskutimit ka qenë edhe e ardhmja e Perisic.

Lojtari ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju dhe tashmë është e qartë se ka humbur thuajse plotësisht sezonin, teksa do të mendojë vetëm të kthehet të luajë në kohë për Euro 2024.

Por kjo përkon edhe më dëshirën e tij që të kthehet të luajë në vendlindje, pasi vështirë se do të mund të shfaqet më në nivelet më të larta në futbollin anglez.

Media kroate siguron se Totenhem ka hapur dritën e gjelbër dhe që në muajin janar, Perisic do të mund të regjistrohet në radhët e Hajdukut, duke u bërë përsëri pjesë e këtij klubi dhe duke vazhduar aty karrierën e tij derisa 34-vjeçari të vendosë të varë këpucët në gozhdë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco