Verstappen prek titullin kampion në Japoni

Verstappen prek titullin kampion në Japoni

12:05, 24/09/2023

Për herë të gjashtë në histori, skuderia Red Bull është kampione për konstruktorë në Formula Një.

Austriakët arritën që të festonin titullin në Çmimin e Madh të Japonisë, falë edhe fitores së Max Vershtappen. Holandezi ishte i jashtëzakonshëm në Suzuka duke prerë finishin për herë të 13-të në këtë edicion.

Fitore që e afron akoma dhe më shumë me titullin e tretë kampion Bote, objektiv që mund ta arrijë që në garën e ardhshme në Katar. Pas krahëve të 25-vjeçarit mbërritën dy makinat McLaren, Lando Norris në të dytin dhe Piastri në të tretin, për tu ngjitur kështu në podiumin e garës së Japonisë, e 16-ta në kalendarin e Formula Një.

Zhgënjyen dy pilotët e Ferrari, me Leklerk i katërti dhe Sainz i gjashti, teksa mes tyre u pozicionua Hamilton. 10 vendet e para u plotësuan nga Rasëll, Alonso, Okon dhe Gasli.

Verstappen udhëheq renditjen e pilotëve me 400 pikë, ndjekur nga shoku i skuadrës, Perez me 223, dhe Hamilton me 190.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco