Paraqitja fantastike e Muçit, sulmuesi shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Ligën e Konferencës

Paraqitja fantastike e Muçit, sulmuesi shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Ligën e Konferencës

22:10, 22/09/2023

Ernest Muçi ka qenë padyshim një nga personazhet e mesjavës europiane, pasi dy golat e tij i dhanë një sukses shumë të rëndësishëm me shifrat 3-2 Legias së Varshavës përballë Aston Vilës. Një fitore që ktheu vëmendjen nga sulmuesi shqiptar për të cilin nuk kanë munguar vlerësimet.

Edhe statistikat e tij thonë që Muçi është një futbollist i cili bën diferencën dhe këtë e tregon fakti se ai është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Konferencës. Dhe këtë jo nga opinioni i ekspertëve, por nga të dhënat statistikore të përpiluara nga “SOFASCORE”.

Image

Faqja e statistikave ka vendosur sulmuesin shqiptar në formacionin e javës së parë ku ai ka marrë notën 8,5 për atë që dhuroi në fushë përballë anglezëve. Ai ishte një rrezik konstant për portën e mbrojtur nga Emiliano Martinez, kampion bote me Argjentinën, i cili u thye dy herë nga Muçi në këtë sfidë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco