Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Zyrtare, Xavi trajner i 'katalanasve' deri në vitin 2025

Zyrtare, Xavi trajner i 'katalanasve' deri në vitin 2025

21:30, 22/09/2023

 

Tekniku Xavi e nisi në mënyrë më të mirë të mundshme “aventurën” e tij te “katalanasit” e Barcelona, teksa sezonin e shkuar arriti të fitonte Kampionatin spanjoll, La Liga, si dhe Superkupën e Spanjës, duke kënaqur jo pak bordin e “blaugranave”.

Këto arritje nuk kanë kaluar pa u vënë re nga këta të fundit, të cilët kanë vendosur t’i “dhurojnë” tekniku një kontratë të re, kontratë e cila u zyrtarizuar pasditen e kësaj të premteje dhe tashmë Xavi do të jetë në krye të “katalansve” deri në verën e vitit 2025, me opsion rinovimi për një tjetër vit, rinovim ky që është bërë me dija nga vetë klubi spanjoll, me anë të një komunikate.

“FC Barcelona dhe trajneri Xavi Hernandez kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij deri më 20 qershor 2025, me opsion edhe për një vit. Nënshkrimi u bë këtë të premte në zyrat e Spotify Camp Nou, në prani të presidentit Joan Laporta. Xavi Hernandez u bë trajner i FC Barcelona në nëntor 2021.

Pas largimit nga Al Saad në Katar, katalanasi u kthye në klubin ku kaloi 24 vite të lavdishme si lojtar. Xavi solli me vete dëshirën për të gjetur një identitet të lojës. Sfida për trajnerin e ri ishte krijimi i një ekipi me përvojë dhe rini, objektiv i cili u arrit gradualisht. Rruga nuk ka qenë gjithmonë e qetë, pasi trajnerit i është dashur të përshtatë sistemin e ekipit me lojtarët në dispozicion dhe pengesat e hasura gjatë 18 muajve të fundit.

Që kur u bë trajner i Barçës, Xavi ka debutuar me 12 lojtarë nga La Masia. Aleix Garrido, Angel Alarcon, Chadi Riad, Marc Casado, Inaki Pena, Mika Marmol, Estanis Pedrola, Alvaro Sanz, Ferrant Jutgla, Ilias Akhomach, Lamine Yamal dhe Fermin Lopez kanë luajtur të gjithë për skuadrën e parë që nga 29 nëntori 2001.

Trajneri, Xavi fitoi 60 ndeshje, barazoi 17 dhe humbi 19, si dhe fitoi Superkupën e Spanjës (3-1 ndaj Real Madridit në finale) dhe titullin e La Ligas 2022-2023”, – shkruhet në njoftimin e klubit “katalanas”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco