Guardiola vlerëson zikaltrit: E shihni çfarë bëri Interi në derbi? Janë shumë të fortë

Guardiola vlerëson zikaltrit: E shihni çfarë bëri Interi në derbi? Janë shumë të fortë

18:07, 18/09/2023

Pep Guardiola dhe Manchester City përgatiten të nisin një tjetër sezon në Champions League, këtë herë me statusin e kampionëve në fuqi.

Tekniku spanjoll foli në prag të përballjes shtëpiake në Crvena Zvezda dhe më shumë se me kundërshtarin, e vendosi thekson te Interi, skuadrën që mposhti në finale.

Guardiola u shpreh se zikaltrit mund të rikthehen sërish në finale pasi janë një skuadër shumë e fortë.

“E shihni çfarë bëri skuadra që ne mposhtën në finalen e Champions League? Fituan derbin me rezultatin 5-1. Unë e dija fare mirë se po përballeshim me një skuadër shumë të fortë. Ata na e vështirësuan shumë në finale, ishte një sfidë shumë kompetitive dhe sa mirë që fati në atë ndeshje ishte në anën tonë. Ndjesia ime është që Interi mund të rikthehet sërish në finale”, u shpreh Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco