Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

 Abde: U largova nga Barcelona për shkak të Xavit

Abde: U largova nga Barcelona për shkak të Xavit

16:13, 18/09/2023

Transferimi më i fundit i Real Betisit, Ez Abde, ka konfirmuar se u largua nga Barcelona për shkak të minutazhit të ulët nën urdhrat e Xavi Hernandezit.

Abde bëri një lëvizje befasuese te rivali duke marrë parasysh se tekniku katalanas e shihte si pjesë të projektit.

Mirëpo, me kalimin te Betis, Abde konfirmoi se vendosi të largohej pasi e pa veten në stol në tre ndeshjet e para të sezonit.

“Nga dita e parë drejtori sportiv (Planes) më kontaktoi dhe i thashë se doja të vija vetëm te Betisi. I besova Planes dhe e dija që marrëveshja do të realizohej në kohën e duhur.

Kishte interesim nga klubet e tjera. Nga Barcelona më thanë se donin që unë të qëndroja, por në tre ndeshjet e para Xavi nuk më futi në lojë dhe doja të ikja sa më parë sepse doja të luaja nga minuta e parë”, ka thënë Abde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco