Ancelotti i ‘fiksuar’ me afrimin e verës: Nuk kemi patur si ai

Ancelotti i ‘fiksuar’ me afrimin e verës: Nuk kemi patur si ai

13:21, 18/09/2023

Reali i Carlo Ancelottit është mësuar me përmbysje rezultatesh. “Vesi” u përsërit edhe ndaj Real Sociedad, ndeshje të cilën “Los Blancos” e fituan 2-1.

Falë dy golave të Federico Valverdes dhe sulmuesit Joselu në pjesën e dytë të sfidës, me Realin që vijon të kryesojë La Ligan me 15 pikë të plota.

Sulmuesi 33-vjeçar, i cili humbi disa raste në fraksionin e parë të takimit, realizoi golin e fitores për Realin e Madridit.

Joselu shfrytëzoi një krosim të Fran Garcias nga e majta, dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë dhe tifozët e Carlo Ancelottin në festë.

Trajneri italian, është një fans i madh i Joselut, karakteristikat e të cilit i cilëson të veçanta dhe shumë të domosdoshme për stilin e lojës së skuadrës së tij.

“Më pëlqen shumë Joselu, ai është një garanci. Është shumë i rëndësishëm për Realin, është i vetmi sulmues që kemi me cilësi të tilla. Na ka munguar një si Joselu në sezonet e kaluara”, theksoi Ancelotti pas suksesit ndaj skuadrës së baske në “Bernabeu”.

Me fitoren e fundit, 64-vjeçari emilian është kthyer në trajnerin e dytë me më shumë fitore (173) në pankinën e Realit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco