Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zyrtare/ Dritan Mehmeti rikthehet si trajner te Dinamo

Zyrtare/ Dritan Mehmeti rikthehet si trajner te Dinamo

13:02, 18/09/2023

Dinamo City ka zyrtarizuar trajnerët e rinj të akademisë. 18 herë kampionët e Shqipërisë nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri në Superiore.

Skuadra e Luigi Di Biagios ka regjistruar një fitore dhe tri humbje në katër javët e para, ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë zgjedhur trajnerët e skuadrave të moshave.

Bie në sy rikthimi i Dritan Mehmetit. 43-vjeçari udhëhoqi skuadrën drejt rikthimit në Superiore, por aventura e tij si trajner i parë përfundoi në ditët e fundit të muajit korrik.

Me drejtuesit që zgjodhën më pas italianin Di Biagio si timonierin e ri të skuadrës, që ka ndryshuar emrin dhe logon.

Mehmeti është emëruar tekniku i skuadrës U19 të Dinamo Cityt. Teksa Edvan Bakaj, i cili u tërhoq nga futbolli në maj, është përzgjedhur trajneri i portierëve në ekipin e parë.

Njoftimi i klubit

“FC Dinamo City ka kënaqësinë t'ju njohë me trajnerët e akademisë për sezonin 2023-2024. Dinamovitët e rinj dhe të vegjël, do të drejtohen sipas grupmoshave nga:

U19 Dritan Mehmeti

U17 Genc Mahmutaj

U16 Sabien Lilaj

U15 Jahmir Hyka

U14 Engert Bakalli

U13 Luan Pinari

U11 Aleko Bregu

Trajner portierësh: Edvan Bakaj

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco