Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Xherdan Shaqiri ka një dedikim special: Nder të luaja në ‘Fadil Vokrri’, e ndjej himnin e Kosovës

Xherdan Shaqiri ka një dedikim special: Nder të luaja në ‘Fadil Vokrri’, e ndjej himnin e Kosovës

20:53, 17/09/2023

Xherdan Shaqiri përjetoi emocione në ndeshjen Kosovë-Zvicër (2-2), që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Sulmuesi i njohur shqiptar që garon prej vitesh me kombëtaren helvete, ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për Fadil Vokrrin.

Një prej futbollistëve shqiptarë më të mirë në histori dhe ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërroi jetë në qershorin e vitit 2018 në moshën 57-vjeçare.

Vokrri ëndërronte ta shihte sulmuesin nga Gjilani me fanellën e Kosovës.

Shaqiri ka postuar në faqen e tij një foto përkrah portretit të legjendës, teksa nuk mungon një zemër brenda saj.

“Ka qenë nder i madh që isha këtu, duke luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Kam pasur shumë marrëdhënie të mira me ish-presidentin. Kam lindur në Kosovë, e ndiej himnin e Kosovës dhe e kam për nder që luajta në stadiumin që mban emrin e Legjendës.

Kam ëndërruar të luaj këtu. Njerëzit e dinë që kam pasur kontakte me Federatën dhe me Fadilin, kemi pasur kontakte. Ishte Euro 2016 dhe nuk mund të ndërronim më ekipin… ”

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco