Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Superliga e Kosovës/ Ballkani ngec në tranfertën e Dukagjinit, Liria i merr pikë Prishtinës

Superliga e Kosovës/ Ballkani ngec në tranfertën e Dukagjinit, Liria i merr pikë Prishtinës

18:13, 17/09/2023

Ballkani ngec në transfertën ndaj Dukagjinit që u mbyll me rezultatin 1-1, sfidë e vlefshme për raundin e pestë të Superligës së Kosovës.

Ishin vendasit ata të cilët zhbllokuan sfidën, duke marrë avantazhin me Merlakun në minutën e 44’ dhe duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0.

Skuadra e Ilir Dajës reagoi dhe gjeti barazimin në minutën e 70’ me Berishën.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-1, me Dukagjinin që renditet në vend të tetë me tre pikë, ndërsa Ballkani renditet në vend të dytë me 10 pikë, po aq sa Llapi i vendit të parë, por me ekipin nga Suhareka që numëron një ndeshje më pak.

Ndërkohë, edhe takimi tjetër që u luajt këtë të djel, ai mes Prishtinës dhe Lirisë përfundoi me barazimin 1-1.

Vendasit gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 34’ me Kryeziun që kaloi ekipin e tij në avantazh.

Miqtë nga ana tjetër tentuan të reagonin dhe ia dolën të gjenin golin e barazimit në minutën e 79’ me Prins.

Pas javës së pestë Prishtina renditet në vend të katërt me nëntë pikë, teksa Liria pozicionohet në vend të gjashtë me gjashtë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco