Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

E kaloi apo jo vijën topi? Nuk kanë fund polemikat pas fitores së Juventusit me Lacion

E kaloi apo jo vijën topi? Nuk kanë fund polemikat pas fitores së Juventusit me Lacion

15:36, 17/09/2023

Juventusi mundi Lacion me shifrat 3-1 këtë të shtunë, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditjen e kampionatit italian.

Por sfida nuk ka pasuar pa protesta të shumta nga ana e bardhekaltërve.

Sarri dhe lojtarët e tij disa herë kanë kontestuar ashpër gjykimin e sfidës dhe mbi të gjitha rëndon një episod te goli i avantazhit bardhezi.

Në atë aksion, MekKeni kontrollon topin në vijën anësore, por ka një dyshim të madh nëse topi kishte përfunduar jashtë apo jo. VAR-i nuk mund të analizonte pamjet pasi në vijat anësore nuk ka telekamera që mund të ndihmojnë në këtë aspekt, siç ndodh me fundoret.

Image

Ndaj gjyqtarët e morën të mirëqenë që topi kishte qenë brenda kufijve të fushës për sa kohë që kishte “kontakt projektimi” sipas tyre mbi vijën.

Por bardhekaltrit insistonin që aksioni duhej ndalur që në fillim, pasi kishte një faull të Bremer ndaj Imobiles i cili humbi topin. Gjithçka ka tërbuar bardhekaltrit të cilët në pjesën e dytë raportohet nga mediat italiane se kanë mbetur të habitur kur kryesori Mareska filloi të tregohej më i ashpër në vendimet e tij kundër Juventusit, pasi e interpretuan këtë si një “kompensim”.

Për të shmangur pasoja të rënda pas deklaratave që mund të lëshonin Sarri dhe lojtarët, drejtori sportiv Fabiani dha urdhrin që asnjë të mos shfaqej para mediave. Kështu, Lacio e ka mbyllur ndeshjen në heshtje të plotë, duke vendosur që të përqendrohet menjëherë te Liga e Kampioneve, edhe pse pasojat e humbjes ndaj Juventusin dhe situatës në renditje, mund të ndjehen në vijimin e këtij sezoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco