Çudi në La Liga, lojtarët dalin për kafe në aeroport dhe humbin avionin për ndeshjen e sotme

Çudi në La Liga, lojtarët dalin për kafe në aeroport dhe humbin avionin për ndeshjen e sotme

09:36, 17/09/2023

Aventurë e pakëndshme për skuadrën e Las Palmas. Klubi i La Liga është përballur me një telash të pazakontë para sfidës së sotme ndaj Seviljes, pasi një pjesë e futbollistëve kanë humbur avionin për shkak se kanë dalë për kafe, duke u bërë objekt talljesh në rrjet nga tifozët.

Klubi i Las Palmas kishte organizuar udhëtimin në darkën e të shtunës për sfidën e sotme që luhet në Sevilje dhe udhëtimi do të bëhej me tranzit në Madrid. Në fillim lojtarëve u tha se do të kishte një vonesë në nisjen e avionit dhe një grup prej 15 futbollistësh dhe 2 fizioterapistë shkuan në një nga lokalet e njohura të aeroportit të Gran Kanarie, shkruan Panorama Sport.

Ata u vonuan për t’u paraqitur më pas në check-in dhe humbën avionin me të cilin pjesa tjetër e ekipit udhëtoi fillimisht drejt Madridit e më pas drejt Seviljes. Sigurisht klubi u vu në lëvizje dhe u detyrua të organizonte një udhëtim charter për futbollistët që kishin mbetur në aeroport, në mënyrë që edhe ata të mbërrinin në orët e para të mëngjesit të së dielës në Sevilje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco