Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vjen goli i parë, Muriqi dhe Mallorca festojnë në transfertë

Vjen goli i parë, Muriqi dhe Mallorca festojnë në transfertë

21:45, 16/09/2023

Mjaftoi një gol i Vedat Muriqit për t’i dhënë 3 pikët Mallorcan në transfertën e Celta Vigos. Sulmuesi gjuajti saktë, duke mposhtur portierin kundërshtar, në minutën e 85-të.

Për Muriqin është goli i parë sezonal dhe pritshmëritë për futbollistin “Dardan” janë të mëdha për këtë edicion futbollistik në La Liga.
Në sezonin e shkuar, 29-vjeçari dha një kontribut të çmuar në arritjen e mbijetesës teksa shënoi 15 herë dhe dhuroi pasin e fundit 3 herë, në 35 ndeshje të kampionatit spanjoll.

Më parë, ai ka luajtur në Turqi për Rizerspor dhe Fenerbahce, përpara se të transferohej te gjigandët e Lazios. Muriqi vjen te ky gol pas dy ndeshjeve të luajtura mePerfaqësuesen e Kosovës. Në të parën, ndaj Zvicrës realizoi dy gola, ndërsa në të dytën ndaj Rumanisë, takimi për të zgjati vetëm 45 minuta, pasi u ndëshkua me karton të kuq

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco