Liverpool, fitore me përmbysje, 'the reds' shkon në kuotën e 13 pikëve

Liverpool, fitore me përmbysje, 'the reds' shkon në kuotën e 13 pikëve

21:18, 16/09/2023

Java e pestë e premier League angleze nisi me fitoren e Liverpool në transfertë ndaj Wolverhampton me rezultatin 3-1.

Ishte ky një sukses që skuadra e jurgen Klopp e arriti me përmbysje teksa ndeshje ishte më e ekuilibruar nga sa tregon rezultati.

Fillimi ishte katastrofik për The Reds që e pa veten në disavantazh pas vetëm 6 minutash loje teksa Hwang hee Chan shënoi për Wolverhamptonin. Liverpool reagoi menjëherë dhe rrezikoi me Diogo Jotën, por Liverpooli rrezikoi të pësojë edhe golin e dytë me Pedron.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Wolverhamptonit.

Pas pushimit të ndeshjes Klopp aktivizon Luis Diaz në vend të Mac Allister, lëvizje kjo që u duk se nuk po funksiononte deri në minutën e 55 kur Liverpooli barazoi me Gakpo. Wolverhamptoni mendoi të mbrojë barazimin 1-1, por në castet e fundit u përball me presionin e madh të Liverpoolit që në minutën e 85 përmbysi rezultatin në 2-1 me golin e Robertson pas assistit të Salah që luajti ndeshjen e tij të 200 në kampionat.

Ndërsa në minutat shtesë erdhi edhe goli i tretë me Elliot, ku edhe në këtë rasti ai që ia dha mundësinë ishte Salah me skuadrën e The Reds që fiksoi fitoren 3-1 të ndeshjes për t’u ngjitur në kuotën e 13 pikëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco