Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Dopieta në derbi, Mkhitaryan: I lumtur për Interin, skuadra shkon shumë larg këtë sezon

Dopieta në derbi, Mkhitaryan: I lumtur për Interin, skuadra shkon shumë larg këtë sezon

20:55, 16/09/2023

 

Ai ishte “asi nën mëngë” i Inzaghit. Të gjithë prisnin që derbi të vendosej nga një sulmues, por Henrikh Mkhitaryan shënoi dy gola në fitoren 5-1 të Interit ndaj Milanit.

“Jam shumë i lumtur, jo vetëm për golat e mi, por edhe për këtë fitore të bukur. Jemi në formë të gjithë dhe me këtë tifozeri të mrekullueshme, mund të shkojmë shumë larg. Nuk më intereson nëse luaj unë apo jo, pasi jemi 25 futbollistë dhe të gjithë të barabartë. Duam të gjithë fitoren e Interit, ndërsa për formacionin vendos trajneri.

Kemi ndryshuar shumë lojtarë në verë, por ata që kanë ardhur, kanë shumë cilësi dhe mjafton t’i shohësh si futen në fushë”- tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco