Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Po shkon përtej futbollit', ofendimet dhe akuzat detyrojnë mamanë e Maguire të reagojë

'Po shkon përtej futbollit', ofendimet dhe akuzat detyrojnë mamanë e Maguire të reagojë

13:17, 14/09/2023

Harry Maguire po kalon një moment të vështirë duke qenë se edhe njëherë tjetër është vendosur në qendër të kritikave nga fansat dhe mediat në Angli. Mbrojtësi shkaktoi një autogol në miqësoren e kombëtares së Anglisë ndaj Skocisë, ndaj edhe njëherë tjetër në drejtim të tij kanë vërshyer komentet negative. Këto komente ofenduese kanë detyruar edhe mamanë e lojtarit të Manchester United që të reagojë duke u shprehur se ajo çka po përjeton djali i saj shkon përtej futbollit.

“Si mama, mendoj se është e turpshme të shohësh sa shumë komente negative, abuzive dhe fyese po vijnë në drejtim të djalit tim, janë komente të cilat vijnë nga fansat dhe nga mediat. Kjo për mua është e papranueshme ndaj dikujt që lufton shumë për klubin dhe kombëtaren e tij.

Isha në tribunë si gjithnjë dhe është e papranueshme ajo çfarë vjen prej andej. E kuptoj se futbolli është me ulje dhe ngritje, por ajo çfarë po përjeton Harry shkon përtej futbollit. E urrej të shoh një tjetër prind në pozitat e mia. Harry ka një zemër të madhe dhe është shumë i fortë psikologjikisht, e përballon të gjithë këtë. Por, ka të tjerë, të rinj të cilët janë në fillime të cilët nuk do ta përballonin. Shpresoj që një abuzim i tillë të mos i ndodhë të tjerëve”, shprehet mamaja e Maguire.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco