Rikthehet si kampion, rrëfehet Nelson Hysa: Jemi ëndërrimtarë, të arrish majat e boksit është e vështirë

11:28, 14/09/2023

Në datën 9 shtator Nelson Hysa shënoi fitoren numër 11-të në boksin profesionist, në po kaq ndeshje të zhvilluara. Boksieri shkodran hodhi në tapet me "knockout" rivalin nga Argjentina, Maximiliano Alejandro Sosa.

Tanimë pas kësaj paraqitje shkodrani është i 66-ti në renditjen e boksit në botë, duke mbajtur titullin e kampionit të botës në WBC për peshën mbi 99 kilogramë.

I ftuar në “Kafe Shqeto”, Nelson Hysa ka treguar vështirësitë e këtij sporti dhe se synimi i radhës është tjetër titull, një tjetër kundërshtar i fortë dhe ndeshje akoma më të mëdha.

Nuk jam munduar asnjëherë tu bëj propagande arritjeve dhe sukseseve të mia, gjithmonë kam dashur të merrem me sportin dhe kanë qenë vetë sukseset që kanë bërë jehonë.

Këto tituj na ndihmojnë për të ardhmen, ky është titulli i parë dhe WBC, ka disa tituj dhe pse jo, ne jemi ëndërrimtarë, ëndrrat nuk janë të vogla. Duke u bazuar te puna që po bëjmë, shpresoj të kemi të tjerë tituj dhe ndeshje akoma më të mëdha.

Në momentin që ti merr brezin, cili është mendimi i parë që ke, a ka një moment nostalgjie apo fillon dhe ëndërron për një tjetër titull?

Leverkusen kishte shumë shqiptarë, u ndjeva si në “majë të malit”, brohoritja dhe mbështetja e tyre më bëri të ndjehesha shumë mirë.

Të arrish majat e boksit është shumë e vështirë, ka shumë anë të tjera dhe kostoja është shumë e madhe.

Ke menduar të ndryshosh flamur, të përfaqësosh një tjetër vend?

Të them të vërtetën, kur isha 19 vjeç mora medaljen e parë, shkova në Itali dhe pothuajse i nënshkruam kontratat, por një papjekuri e imja më bëri të kthehesha.

Një tjetër ofertë kisha dhe nga ekipi i Meksikës, por përsëri e refuzova pasi kisha problemet e mia që nuk më lejonin të shkoja.

Aktiviteti i radhës është "Aktiviteti Kombëtar", ku do të zhvillohet në Tiranë dhe pas kësaj do kemi një ndeshje të madhe në Angli ku më presin shumë shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco