Griezzman zgjedh mes Ligës Arabe dhe SHBA-së

Griezzman zgjedh mes Ligës Arabe dhe SHBA-së

17:06, 12/09/2023

Antoine Griezzman preferon MLS-në para ligës arabe. Sulmuesi i Atleticos së Madridit ka dhënë një intervistë në vigjilje të miqësores së luksit përballë Gjermanisë.

32-vjeçari, megjithatë, nuk i ka vënë faj lojtarëve që kanë shkuar në ligën arabe, duke u shprehur se është e vështirë të refuzosh të tilla oferta.

“I kuptoj shumë mirë lojtarët që kanë zgjedhur të luajnë në Saudi Pro League, po flasim për shifra të larta. Të gjithë duan që të sigurojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre madje dhe të nipërve të tyre. Aty kanë mundësinë të luajnë mirë dhe të tregojnë talentin e tyre.

A do të shkoja unë? Kam një familje, nuk është e lehtë për mua të marr një vendim të tillë. Megjithatë i qëndroj atyre që kam thënë, të luaj në MLS ngelet prioritet për mua”.

Antoine  Griezzmain është pjesë e Atleticos së Madridit që nga korriku i vitit të kaluar kur u rikthye nga Barcelona në huazim me të drejtë blerjeje për 20 milionë euro.

32-vjeçari ka bërë gjithsej 344 ndeshje me ekipin e drejtuar nga Diego Simeone, ku ka shënuar  158 gola si dhe  ka dhuruar 76 asiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco