Luiza Gega e mbyll sezonin me rekord, Stërmasi: Vit me rezultate fantastike

Luiza Gega e mbyll sezonin me rekord, Stërmasi: Vit me rezultate fantastike

12:53, 12/09/2023

Luiza Gega e ka mbyllur zyrtarisht sezonin 2023 me një tjetër rezultat të madh. Kampionia kuqezi ka stampuar një tjetër rekord kombëtar me kohë super, këtë herë në 2000 metra me pengesa, aktivitet i zhvilluar në Zagreb, i kategorisë “Continental Gold Tour”. Ndonëse bëhet fjalë për një sezon të gjatë dhe të stërlodhshëm me ngarkesë të madhe garash, Luiza e përfundoi me paraqitje fantastike, teksa fiksoi kohën 5:56.79, duke përmirësuar me disa sekonda rekordin e saj kombëtar 6:00.07 të vendosur në vitin 2019.

Koha 5:56.79 e regjistruar nga Luiza Gega të dielën në Zagreb është koha e dytë me e mirë në historinë e disiplinës 2000 metra me pengesa në Europë dhe e katërta më e mirë në botë, rezultate që tregojnë më së miri edhe një herë nivelin e jashtëzakonshëm të atletes sonë. Ndërkohë pas garës, për “Panorama Sport”, presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi, ka analizuar sezonin e artë të Luiza Gegës.

SEZONI I LUIZËS – “Në fakt sezoni ishte shumë i mirë. Në nivel cilësor ky vit ka qenë shumë më lart se 2022-shi. Sigurisht që kishim pritshmëritë më të mëdha, por vetëm më Kampionatin Botëror. Siç dihet, ishte një garë ku Luiza u penalizua nga dëmtimi, pasi nuk mbërriti në gjendjen e saj më të mirë. Pritshmëritë i kishim te koha 9:05, por shpresojmë që do t’i evitojmë këto probleme në sezonin e ardhshëm dhe të jemi në gjendjen më të mirë për Olimpiadën”, shprehet fillimisht Stërmasi, i cili më pas shton: “Jam shumë i kënaqur sepse Luiza ka pasur një performancë në gjatësi të madhe, si në vitin 2022, gjithashtu edhe në vitin 2023. Ka pasur një formë shumë të mirë dhe rritje në rezultate, siç ishin 3 vendet e para në Ballkan. Kampione në Lojërat Olimpike Europiane me rezultatin më të mirë në Europë në të tria ligat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco