Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Portugalia pa Ronaldon shkatërron Luksemburgun, rezultatet e mbrëmjes së sotme

Portugalia pa Ronaldon shkatërron Luksemburgun, rezultatet e mbrëmjes së sotme

22:50, 11/09/2023

U luajtën mbrëmjen e sotme 4 sfidat e vlefshme për kualifikueset e Europianit, që prodhuan plot 15 gola.

Padyshim që e gjithë vëmendja ishte te Portugalia, që u tregua e pamëshirshme edhe pa Cristiano Ronaldon në fushë duke shpartalluar me rezultatin 9-0 Luksemburgun, që para këtij dueli mbante vendin e dytë me 10 pikë.

Një triumf spektakolar ky i luzitanëve, që duket në 6 ndeshje kanë shënuar 24 gola, duke mos pësuar asnjë. Pikë të plota për portugezët.

Ndërkohë në duelet e tjera, Sllovakia mposhti 3-0 Lihtenshteinin, Islanda ia doli ndaj Bosnjës me rezultatin 1-0, fitore e artë edhe për Uellsin në transfertë ndaj Letonisë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco