VIDEO/ Duka ironizon Erion Veliajn: E pëlqen futbollin vetëm në kohë zgjedhjesh

VIDEO/ Duka ironizon Erion Veliajn: E pëlqen futbollin vetëm në kohë zgjedhjesh

21:47, 11/09/2023

Kombëtarja shqiptare e futbollit është fare pranë realizimit të ëndrrës së madhe për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Kuqezinjtë, me fitoren e arritur mbrëmjen e së dielës në “Air Albania” me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Polonisë, kryesojnë Grupin E me 10 pikë, 2 më shumë se Çekia dhe se Moldavia.

Edhe tre ndeshje kanë mbetur deri në fund të fushatës eliminatore dhe skuadra e drejtuar nga Silvinjo i ka tashmë vetë në dorë shanset e kualifikimit në “EURO 2024”.

Për të folur rreth suksesit të Kombëtares, i ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV është presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili sqaroi edhe marrëdhëniet që ka tani me kryeministrin Edi Rama, por edhe ironizon kryebashkiakun e kryeqytetit, Erion Veliaj, për ndërhyrjen e tij politike gjatë fushatës së zgjedhjeve të Federatës.

“Mbaruan zgjedhjet, tani duhet bashkëpunim për zhvillimin e futbollit. Në Federatë s’duhet të vendosë politika. Është gabim ndërhyrja e kryetarit të bashkisë. Pse nuk është kryetari i bashkisë në stadium? Mbase nuk e pëlqen futbollin, e pëlqen vetëm në kohë zgjedhjesh. U përfshi në zgjedhje vetëm për qëllime politike. Nuk ka lidhje kryetari i bashkisë së Tiranës me futbollin. Ajo që duhet të bëjë kryebashkiaku i Tiranës për futbollin është të investojë për futbollin, jo të merret me ndërhyrje politike”, deklaroi Duka.

/ Florian Behlula / Syri.net /

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco